Në kërkim në Itali, arrestohet në Durrës "hacker-i" i rrezikshëm
Pëlqej
Policia ka bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të një shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht, Tedi Hoxha 38 vjeç, banues në Durrës.

38-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia pasi punonte si hacker në Itali.

Gjykata Magjistrate e Hetimeve Paraprake Torino/Itali më datë 20.12.2016 ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për kryerjen e veprave penale “Organizatë kriminale” “Konspiracion penal me synim qasjen e paautorizuar në sistemin e informacionit” dhe “Instalimin e pajisjeve interceptuese”,”Ndalimi ose ndërprerjen e komunikimeve informatike,”parashikuar në nenet 415, 615, 617 të Kodit Penal Italian dhe nenet 55 të Dekretit Nr. 231/2017.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

Shtuar më 17/05/2018, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori