Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Kavajë trafikanti
Pëlqej
Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar i shpallurkërkim nga Italia për akuzën trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Xhaferr Kita, 35 vjeç, banues në fshatin Kryemëdhej Kavajë.

Njoftimi i polici

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallurkërkim, Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në sajë të informacioneve që dispononin dhe punës së mirëorganizuar, pas kontrollit të ushtruar në banesë në fshatin Kryemëdhej (Kavajë), kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit : – Xhaferr Kita, 35 vjeç, banues në fshatin Kryemëdhej Kavajë.

Ndalimi i tij është bërë i mundur pasi ky shtetas është shpallurkërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në datë 26.04.2016, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano (Itali ) me vendimin e datës 01.04.2016 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg për veprën penale “Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike “substancave psikotrope”, parashikuar nga nenet 110 të Kodit penal italian dhe nenet 73 paragrafi 1 i ligjit 309/1990.

Maksimumi i dënimit është deri në 20 vjet burg. Ky shtetas u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë që nga shërbimet e policisë po vazhdon puna për sekuestrimin e pronave dhe aseteve pasurore që disponon. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2017, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori