“Nuk rri robi pa dallavere”, Elvis Pupa konfirmon hyrjen në shtëpinë e Big Brother Vip (VIDEO)

Elvis Pupa do të jetë banori i ri që pritet të hyjë sonte në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, atë të Big Brother Vip Albania.

Elvisi ka konfirmuar lajmet se ai do të bëhet pjesë e Big Brother Vip, nëpërmjet një postimi në Instagram.

 

Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

 

Η δημοσίευση κοινοποιήθηκε από το χρήστη Elvis Pupa (@elvispupa)

Përmes një videoje në Instagram nga Australia, Elvisi shprehet se po hyn në shtëpinë e famshme vetëm për të sjellë pozitivitet me humorin e tij e jo për të fituar apo për të bërë sherre.

“Nuk rri robi pa dallavere”, thotë ndër të rjera Elvis Pupa.

Ai i bën thirrje publikut të vazhdojë të votojë të preferuarin e tyre sepse vetë Elvisit nuk i intereson fitorja, por t’ja kalojë sa më mirë brenda shtëpisë ku pritet të sjellë humor e batuta të shumta.

/Albeu.com/


Shtuar 25.02.2023 14:55