Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Elbasan 45-vjeçari
Një 45-vjeçar është arrestuar në qytetin e Elbasanit me qëllim ekstradimin në Itali.

I arrestuari është shtetasi Jorgo (Gazment) Selmani, banues në Cërrik, i cili ishte dënuar me 11 vite burgim nga gjykata italiane.

Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan pas një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik dhe Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Jorgo (Gazment) Selmani, 45 vjeç, banues në Cërrik.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykatës e Barit Itali, e ka dënuar 11 vjet burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë./albeu.com/
Shtuar më 02/02/2019, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori