Ne jug te Serbise zbulohet nje varr masiv me viktima shqiptare
Albeu.com
Serbia ka zbuluar një varr masiv ku gjenden trupat e pa jetë të rreth 250 shqiptarëve. Ata besohet se janë vrarë gjatë konfliktit të viteve 1998–1999 në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte., njofton radio evropa e lirë.“Mund të konfirmojmë se është zbuluar një varr masiv”, deklaroi Bruno Vekariç, zëdhënësi i Prokurorisë serbe për krime lufte.

“Sipas llogaritjeve tona 250 trupa janë gjetur në lokacionin në fjalë, që gjendet pranë një qendre tjetër, në të cilën kemi kërkuar dy vite më parë”, theksoi Vekariç.

Varri është gjetur në rajonin jugor të serbisë, në Rashkë, edhe me ndihmën e misionit evropian për rend e ligj në Kosovë, EULEX.

Kjo nuk është hera e parë që varrezat masive zbulohen në Serbi. Trupat e mbi 800 shqiptarëve nga Kosova janë zbuluar në disa lokacione në Serbi, në vitin 2001.
Shtuar më 10/05/2010, ora 10:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori