Restoranti në ishullin e VIP-ave në Greqi “përpihet” nga flakët, shpërthejnë disa bombla gazi (VIDEO)

Një zjarr shpërtheu të mërkurën në mbrëmje në një restorant në Ornos, Mykonos.

Konkretisht, zjarri shpërtheu në restorantin “Progress” në zonën Korfos ku për disa orë mbizotëronte paniku mes qytetarëve dhe tymi pushtoi gjithë zonën.

Sipas informacioneve nga mediat greke, pati disa shpërthime bomblash gazi aty dhe ende nuk dihen arsyet e plota të rrethanave të ngjarjes.

Zjarrfikësja ndërkohë ndodhet në vendngjarje për të shuar flakët, pas përhapjes së gjerë të tyre./albeu.com