Në hetim për krime, Rama vihet në siklet kur i përmendin ministrat
Kryeministri Edi Rama i ftuar në "Debati në Channel One" është përballuar me 8 premtime të tij gjatë fushatës të cilat akoma nuk janë mbajtur.

Përballë premtimeve Rama u shpreh se nuk ishin premtimet e tij, ndërkohë Qafoku vazhdonte të ngulmonte se ishin pjesë nga fjala e tij.

Ndër të tjera, Rama u ngacmua mbi premtimin "se do të shkarkonte nga detyra çdo ministër dhe zyrtar që përflitet".

Por ai deklaroi se nuk ishte "premtim" nga premtimet e tij në fushatat zgjedhore.

Rikujtojmë që ministrat e qeverisë Rama janë përfolur dhe akuzuar për vepra të rënda penale, si Damian Gjiknuri, Beqja, Ahmetaj etj.

Pjesë nga debati:

Zoti kryeministër, unë kam renditur 8 fakte , 8 premtimet tuaja që i keni bërë në fushatën elektorale përpara se të merrnit detyrën e kryeministrit. Ato nuk janë mbajtur. 1. Keni thënë në 8 vite do anëtarësoj Shqipërinë në BE.

Ku e kam thënë këtë?

Gjatë fushatës elektorale të vitit 2013. Keni thënë që do zhduk krimin në familje.

Nuk e kam thënë asnjëherë këtë fjali. Nuk është fjalia ime kjo.

Keni thënë që shëndetësia do shkojë drejt të ashtëquajturës shëndetësi falas.

Patjetër i qëndroj kësaj.

Keni thënë që qeveria do funksionojë si ekip në kohën kur ishit koalicion. Do shkarkoj çdo ministër dhe zyrtar që përflitet.

Nëse dikush pasi përzihet nga qeveria kjo nuk ka peshën e provës në raport me fjalën time. Ju e keni për zotin Manjani por unë po shtoj edhe zotin Koka.

Keni thënë që do shkarkoj çdo ministër dhe zyrtar që përflitet.

Asnjëherë se kam thënë kshu.

E ke thënë që çke me të.

Asnjëherë. Sepse nuk hyn në mënyrën time të të kuptuarit të funksioneve dhe detyrave të njerëzve që thashethemet janë një arsye për të shkarkuar njerëz.

Do tia heq godinën e SHQUP PD-së.

Ka qenë një debat pa hyrë ende në qeveri dhe nuk besoj që ta kem thënë në këtë formë që e keni thënë ju dhe e dyta nuk ka pikë rëndësie sot.

Do ndërtoj një ishull në lumin Osum në Berat.

Po e kam thënë këtë dhe i qëndroj kësaj.

Po kur ? Në mandatin e tretë?

Nuk e di, po i kam thënë dhe i qëndroj. Dua vërtët që të krijohet mundësia që të ndërtohet ai ishull sepse nuk është një ide e imja është një ide shumë e vjetër, kemi bërë dhe një konkurs për atë, nuk janë krijuar kushtet për ta bërë por po, e kam thënë.

Dhe autostrada Tiranë–Durrës do ndrijë nga palmat.

Sështë fjalia ime kjo. Nuk hyn fare kjo tek mënyrat e mia të të kuptuarit të botës dhe aq më tepër pastaj të të folurit. Këto janë fjali që duhet ti shikoni nga i keni marrë. U mbollën palmat dhe për shkak të rënies drastike të temperaturës nuk i rezistuan dot.

Kushedi si jeni bërë kur e patë që u thanë.

Dhe ku është problemi? E përjetoj keq çdo lloj momenti kur diçka nuk shkon ashtu siç duhet. Ishte më bukur me ato tabelat e llamarinave? U mbollën, nuk funksionoi edhe kaq. Ndodh, nuk ka asnjë çudi. /albeu.com/


Shtuar më 02/03/2018, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori