Në hetim pacientja e Onkologjikut që goditi me grushta dy mjekët
Duket se nuk kanë të përfunduar sherret dhe dhuna në ambientet e spitaleve në vendin tonë. Një rast dhune është lajmëruar nga policia, ku një paciente ka goditur me grushte dy mjekë.

Një paciente e Onkologjikut do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë, pasi ka qëlluar dy mjekë të këtij spitali. Burime zyrtare bëjnë të ditur se M.B., 59 vjeç ka goditur me grushta S.Ç., 55 vjeç dhe S.K., 56 vjeç. Autorja ka qënë paciente që kryente kemio-terapinë në këtë spital dhe papritur ka qëlluar me grushta dy mjekët e më pas është larguar. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2015, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori