Ne Greqi arrestohen gazetare maqedonas
Albeu.com
Policia greke në fshatin Zabrdani të Lerinit ka arrestuar gazetarin e televizionit A1 Goran Momirovski, gazetarin e TV A2 Gorazd Çomovski së bashku me kameramanin Igor Jankovski dhe gazetaren e të së përditshmes 'Nova Makedonija' Meri Jordanovska.Ata janë marrë në pyetje për më shumë se një orë në stacionin policor lokal. Ende nuk dihen arsyet e arrestimit të gazetarëve maqedonas. Ekipi gazetaresk kishte shkuar në Lerin për të ndjekur situatën, pas incidentit të një dite më parë kur popullata lokale e fshatrave që gjenden për rreth Lerinit në pjesën e Maqedonisë së Egjeut tentoi të parandalojë stërvitjen e ushtrisë greke. Në këtë incident një person mbeti i plagosur ndërsa katër të tjerë u arrestuan, për tu liruar sot në mëngjes nga policia greke. (alsat-m)
Shtuar më 14/10/2008, ora 22:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori