Në gjykatë deri në mesnatë, çfarë u vendos për "kokat" e bixhozit
Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg 55 nga 87 të arrestuar apo të proceduar pjesë e dosjes ”Fati i Lojërave”. Mes personave të cilëve u është dhënë arresti me burg është dhe Gramoz Murataj, i njohur si bosi i lojërave të fatit dhe basteve në Tiranë. Për më tepër 27 persona janë lënë në arrest shtëpie kurse 5 në detyrim paraqitje. Masat filluan të shqyrtohen paraditen e djeshme dhe përfunduan po dje në orën 23:30 të natës.

Ndër të tjera gjatë operacionit të koduar policor ”Fati i Lojërave”, Policia katër ditë më parë vendosi në pranga 115 persona në 8 qarqe të vendit nga të cilët biznesmenë, administratorë, menaxherë lokalesh apo dhe punonjës të thjeshtë duke sekuestruar edhe 172 milion lekë. Po ashtu 24 të tjerë u proceduan penalisht kurse 2 u shpallën në kërkim.

Shtuar më 25/02/2020, ora 08:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori