Dha shpirt në krahët e nënës, zbulohet e shkuara ”e errët” e 25 vjeçarit nga Vlora

Detaje tw tjera zbardhen nga eliminimi i 25 vjeçarit nw Vlorw. Ai ishte djali i dytë i familjes Breshanaj. Kristian Breshanaj kishte vetëm tre muaj që ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa atentati ndaj tij ka tronditur qytetin bregdetar.

Sipas dëshmive të banorëve të lagjes zhurma e armëve është dëgjuar rreth orës 12.45 ndërsa po sipas tyre kanë parë një makinë me ngjyrë të errët të kalonte me shpejtësi të madhe. Ata thonë se makina ka ndaluar për pak cçaste në fillim të rrugicës, më pas është larguar me shpejtësi. Për tu gjetur e djegur një orë më vonë në brendi të lagjes “10 Korriki”.

Banorët thonë se ka qenë nëna e viktimës ajo që ka shkuar e para pranë viktimës ndërsa vetëm pak çaste pas atentatit 25 vjecari ka dhënë shpirt. Në banesë nuk ka pas njeri tjetër pasi babai ka pas turnin ne sallën e reanimacionit në Spitalin e Vlorës.

Por kush ishte Kristian Breshanaj?
Sipas burimeve nga policia, Breshanaj nuk ka qenë një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai më herët ishte ndaluar për vepra kriminale të lidhur me drogën.
Kristjan Breshanaj është arrestuar në vitin 2014 së bashkë me shokun e tij Nasho Alushi ndërsa drejtonin një mjet tip Wolksvagen me targa AA 225 AN, brenda së cilët u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis sativa.

Të dy të rinjtë në atë kohë 20 dhe 22 vjeçarë u arrestuan në kushtet e flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, pasi Breshanaj nuk dispononte as leje drejtimi.

Dyshimet kryesore të Policisë së Vlorë momentalisht lidhen me përfshirjen e tij në aktivitete kriminale Belgjikë nga ku 25 vjeçari ishte kthyer në muajin shkurt.


Shtuar 24.05.2020 09:54