Në gjendje të rënduar prej disa ditësh! Manastirliu: Ndihmë për mjekun Drini Dobi!
Pas disa ditësh thirrje për ndihmë në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta
Manastirliu shkruan se qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë
financiarisht kurimin e doktorit të njohur
Drini Dobi.
Aktualisht, ai po trajtohet në Itali pasi u infektua nga koronavirusi, ndërsa
Manastirliu thotë se “lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme”.
Reagimi i plotë:
Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me
doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes.
Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme.
Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e
doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij.
Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë
financiarisht kurimim e
doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë.
Forca
Doktor Drini!
Shtuar më 07/12/2020,
ora 21:55