Në fund shtatorit në Tiranë nis dialogu i nivelit të lartë
Pëlqej
Brukseli dhe Tirana zyrtare do të ulen në tryezën e radhës të dialogut të nivelit të lartë, e para, qëkurse Shqipëria mori statusin e kandidatit.

Në fund të shtatorit, përballë eurokomisionerit Stefan fule, politika do të japë llogari për arrijet e kryera që nga takimi i fundit. Në një intervistë për Ora News, zëdhënësi i Komisionerit në detyrë për Zgjerim, Peter Stano është shprehur se mes palëve është rënë dakord të vijojnë rregullisht takimet.

"Është rënë dakord me partnerin tonë, Shqipërinë që do takohemi rregullisht për vazhdimin e dialogut të lart për prioritetet kyçe. Në fund të shtator do mbajmë një raund tjetër dialogut. Tryeza, do të bëjë nje vlerësim se çfarë është arritur në këto pak muaj.Kur Komisioni rekomandoi statusin, ne nënvizuam se çfarë prisnim nga Shqipëria sa i përket reformave që janë bërë deri tani dhe çfarë duhet bërë me vonë, duke u fokusuar në prioritetet kyçe, administrata, lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe bashkëpunimi në Parlament mes palëve politike, eshtë shumë e rëndësishme. Pra partneret shqiptarë e dinë se çfarë pritet që ata të bëjnë, dhe ata po punojnë", shprehet ai.

Zëri zyrtar i Brukselit, ka një mesazh edhe për politikën, veçanërisht për opozitën, jashtë parlamentit.

"Ne e kemi nënvizuar shumë shpesh, veçanërisht për Shqipërinë, nevojën për dialog konstruktiv në Parlament. Në çdo qeveri demokratike parlamenti, është vendi për të shkëmbyer këndvështrime dhe opinione për atë që është më e mirë për vendin. Kjo duhet mbajtur parasysh. Ne konsiderojmë se reformat në Shqipëri duhet të jënë gjithëpërfshirëse dhe gjithëpërfshirja arrihet vetëm nëpërmjet dialogut konstruktiv mes partnerëve kryesore, pra mes qeverisë dhe opozitës. Ajo që duhet është dialogu, dialogu ne Parlament, që është plaftorma natyrale në çdo shoqëri paralmentar, por edhe pergjegjësia për të vënë interesin e vendin mbi çdo interes tjetër" eshte shprehur Stano. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori