E FUNDIT/ Zaev jep dorëheqjen
"Në fakt lutem unë!" Rama ashpërson tonet, reagon për të disatën herë për studentët
Vetëm në ditën e sotme kryeministri, Edi Rama, ka bërë dy reagime në lidhje me protestën e studentëve.

Në reagimin e parë Rama, ka kërkuar që të takohet me studentët, ndërsa reagimi i dytë i ardhur në profilin e tij të Tëitter ka qënë më i ashpër si një kundërpërgjigje për këmbënguljen e studentëve.


Reagimi i Ramës në Tëiter:

Një vajzë sapo tha s’duam të lutemi (në fakt lutem unë:-)po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog! Dmth s’duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre!Në cilën familje ecën kjo logjikë?Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj DIALOG!

Reagimi i Ramës në Facebook:

Të dashur studentë protestues,

gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim.

8 PIKAT janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë.

Adresimin e 8 PIKAVE duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s'ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit.

Unë jam gati dhe s'kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA:-)
Shtuar më 12/12/2018, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori