Vazhdojnë protestat në veri, Kosova temë diskutimi në samitin e Moldavisë

Vazhdojnë për të katërtën dite radhazi protestat në veri të Kosovës.

Qytetarët serbë kundështojnë kryetarët shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Kërkesat e tyre janë që këta kryetarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të tërhiqen nga komunat me shumicë serbe, ashtu si edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Gjatë një adresimi më 31 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i refuzoi ato, por la të hapur mundësinë për zgjedhje të reja lokale.

Ndërkohë udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropianedo të mblidhen sot në Kishinjev të Moldavisë, për të diskutuar një varg çështjesh, mes tyre edhe tensionet në veri të Kosovës, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pritet të takojë atje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçicc.

Një ditë më herët, Borrell takoi në Bratisllavë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në Twitter pas takimit, Borrell tha se situata në veri të Kosovës është “e rrezikshme dhe e paqëndrueshme”.
“Na duhet shtensionim urgjent dhe zgjidhje përmes dialogut”, tha ai

/albeu.com/


Shtuar 1.06.2023 07:15