Nipi i Kylie Jenner sapo i nxorri tezes një sekret për marrëdhënien me Travis Scott (VIDEO)

Andej nga fillimi i muajit, para se pandemia të na sundonte jetët, burime të sigurta pranë çiftit bënë me dije se Kylie Jenner dhe Travis Scott janë kthyer bashkë.

“Ata kanë pasur gjithmonë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. U ndanë vjet sepse ishin shumë të ngarkuar. Nuk fokusoheshin dot mjaftueshëm te marrëdhënia sepse Kylie kishte biznesin, ndërsa Travis turneun dhe muzikën. Edhe pse kanë po aq punë, tani dinë ta menaxhojnë më mirë. Në fund të ditës, janë të lumtur që janë sërish një familje,” tha burimi asokohe.

E besuam deri më tani, por duhet të falenderojmë Mason Disick që na hapi sytë? Kush është ky? Nipi i Kylie Jenner, djali i madh i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick. Mason hapi një llogari në Instagram dhe doli live dje. Mes të tjerash, tha këto fjali ekzaktësisht: “Jo, Kylie dhe Travis s’janë kthyer bashkë.”

Kjo ishte hera e parë dhe e fundit (të paktën për tre vitet e ardhshme) që Mason përgënjeshtron publikish thashethemet e familjes. Llogaria e tij në Instagram u fshi sepse është vetëm 10 vjeç dhe duhet të jesh të paktën 13 për të përdorur platformën. Shihemi pas tre vitesh Mason.


Shtuar 26.03.2020 13:00