Në dy aksidente, 2 të plagosur dhe 1 i vdekur
Arkivi
Një aksident me pasojë dy të plagosur është shënuar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku një makinë është përplasur me një furgon te kryqëzimi i "Shënkollit" duke shkaktuar plagosjen e dy personave, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. Ndërkohë të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa bën të ditur se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga makina.

Mbrëmja e sotme ka shënuar një tjetër aksident automobilistik, kësaj radhe në Lac. Minuta më parë si pasojë e përplasjes së një makine me një bicikletë ka humbur jetën shtetasi Agim Haka, 60 vjeç. Mësohet se Haka po udhëtonte me bicikletë në aksin rrugor Laç-Patok në momentin që është përplasur nga një automjet i cili drejtohej nga shtetasi Ndue Selala, 40 vjeç, duke mbetur i vdekur drejtuesi i bicikletës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndaluar drejtuesin e automjetit, ndërsa konfirmon se shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e automjetit.
Ndërkohë uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2012, ora 22:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori