EMRI/ Ky është i riu i vrarë me armë mbrëmjen e sotme në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku një person është dërguar i pajetë në spital.

Burimet bëjnë me dije se personi i vrarë është Briken Sanaj 39-vjeç nga Lezha.

Dyshohet se personi është vrarë me armë zjarri tek “Kodra e Diellit”.

Ai është dërguar pa shenja jete në spital.

Ndërkohë që policia ka gjetur gëzhoja në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftim policie

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici.

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve./albeu.com