Në degën e Thesarit tre vjet pa audite
Pëlqej
Pas kqyrjeve dhe administrimit të dokumentacionit që kanë bërë hetuesit, rezulton se që prej vitit 2011 në degën e Thesarit nuk është bërë asnjë audit.

Mungesa e këtij auditi, sipas Prokurorisë, bie në kundërshtim me ligjin që përcakton se auditi i brendshëm duhet të zhvillohet një herë në vit.

"Ne kemi sekuestruar vetëm materialet e një auditi të papërfunduar, që i përket Prillit 2014, por edhe ai është pa konkluzionet finale" ka thënë një burim për Top Channel. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori