Ne ceshtjen "Limaj e te tjeret", Haga denon Beqe Beqajn me 4 muaj burg
Pëlqej
Albeu.com
Meqenese ai gjendet ne paraburgim per me teper se 4 muaj kryesuesi i Kolegjit gjyqesor, El Mahdi beri te ditur se Beqaj lirohet menjehere nga burgu i Sheveningenit.Gjykata nderkombetare e Hages denon me 4 muaj burg Beqe Beqajn, nga Petrova e Shtimes, i akuzuar per fyerje te kesaj gjykate. U be madje e ditur se i akuzuari Beqaj ka te drejte te kerkoje kompensim per ditet qe ka kaluar me teper se 4 muaj ne Qendren e Ndalimit ne Scheveningen te Hages. Po ashtu njoftohet se Gjykata e Hages ka marre te gjitha masat per udhetimin e Beqajt ne Kosove. Sipas aktgjykimit, jane konstatuar prova te mjaftueshme se Beqaj ka nderhyre ne mbarevajtjen e drejtesise duke ftuar deshmitarin B1 ne procesin kunder Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut qe te terheqe deshmine kunder tyre, nderkohe qe nuk jane gjetur prova te duhura per orvatje per fyerje dhe nxitje per fyerje te Hages, e as per kercenim e frikesim te deshmitareve, sic ishte akuzuar Beqaj nga prokuroria e Gjykates se Hages. rtk
Shtuar më 06/05/2005, ora 16:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori