Në Bruksel mbizotëroi mendimi se pavarësia e Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë edhe p&eu
Pëlqej
Albeu.com
Në debatin e shtruar dje në Senatin belg me temën "Drejt statusit përfundimtar të Kosovës, shumica e pjesëmarrësve të kësaj konference duket se ishin të mendimit se pavarësia e Kosovës, e shoqëruar kjo me garanci të forta për pakicën serbe dhe monumentet e saj kulturore, - do të ishte zgjidhja më e mirë për rajonin.Në debatin e organizuar dje në Senatin belg, me iniciativë të drejpërdrejtë të kryetares së këtij senati, zonjës An Mari Lizën, pjesëmarrja e disa figurave të njohura në trajtimin e çështjeve ballkanike flet për suksesin dhe rëndësinë e kësaj nisme. Përveç anëtarëve të Senatit belg në këtë kolokium marrin pjesë edhe kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian për vendet e Europës Juglindore, Doris Pak, bashkërenduesi i Posaçëm i Paktit të Stabilitetit Erhard Busek, drejtori për Ballkanin pranë Grupit Ndërkombëtar të Krizave Nikolas Uajt, ministri belg i mbrojtjes Andre Flahaut, përfaqësues të Komisionit Europian, Kombeve të Bashkuara, OSBE-së, ambasadori i Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, Artur Kuko, ai i federatës serbo – malazeze, Milica Pejanoviç, i Rusisë Vadim Lukov si dhe përfaqësues të Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe etj. si dhe një numër i konsiderueshëm studiuesish dhe specialistësh të çështjeve ndërkombëtare, thuhet në një raport të "Dojçe veles".
Para një pjesëmarrjeje të tillë dhe një kolokiumi që zgjati mbi 5 orë është pothuajse e pamundur të përshkruash gjithë gamën e debateve, argumenteve pro dhe kundra, problematikës së rrokur dhe zgjidhjeve të propozuara. Disa u futën thellë në historinë e lashtë për të spjeguar gjendjen e sotme, disa të tjerë u përqëndruan në problemet e ndryshimit apo jo të kufijve, të politikës së Fuqive të Mëdha apo të Beogradit, në pasojat e Luftës së Dytë Botërore etj.
Të pranishmit ndoqën me vëmendje fjalën e hapjes së kryetares se senatit belg An Mari Lizën, që spjegoi arsyen e mbajtjes së këtij kolukiumi dhe po me të njëjtën vëmendjen dëgjuan ekspozenë e kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugovës mbi gjendjen e përgjithshme politike, ekonomike, sociale dhe të drejtave të njeriut në Kosovë. Megjithëse kryetari i Kosovës përsëriti disa herë se pavarësia e Kosovës do të qetësonte mbarë rajonin, ra në sy se deklaratat e tij ngjanin si dy pika uji me ato që ai ka mbajtur vite më parë para kësaj asambleje, apo edhe para Parlamentit Europian.
Por më shumë se te fjala e Rugovës ky kolokium shërbeu si një farë lobingu për çështjen e Kosovës, pasi shumica e pjesëmarrësve ishin të mendimit se pavarësia e saj, e shoqëruar me garanci të forta për pakicat serbe dhe monumentet e tyre të kulturës – do të ishte edhe zgjidhja më e mirë për rajonin. Ky duket se do të jetë edhe konkluzioni kryesor i këtij kolokiumi që mund të konsiderohet si një farë konference ndërkombëtare në miniaturë, konkluzionet e së cilit nuk mund të injorohen as nga Bashkimi Europian dhe as nga kancelaritë e tjera perëndimore, thuhet në kët ë raport të "D.veles" nga Brukseli. QIK
Shtuar më 27/04/2005, ora 15:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori