Në arrest shtëpie, dalin fotot e Fjolla Morinës pa pikë make upi në Kukës (FOTO LAJM)

Që kur u mor vendimi, këngëtarja Fjolla Morina po jeton në një shtëpi në qytetin e Kukësit.

Ajo po vuan dënimin e vendosur nga gjykata “arrest shtëpie”, pasi ju gjetën 2 pistoleta në makinë e saj “Audi”.

Tashmë, këngëtarja po kalon ditët në izolim dhe në media është publikuar një video ku Fjolla duket e mbyllur brenda 4 mureve. Ajo është parë duke komunikuar në telefon, ndërkohë që në banesë shoqërohej nga dy vajzat e saj.

Këngëtarja shfaqet shumë e qetë, ndërkohë që kujdeset për vajzën e vogël, Alyah. Kjo e fundit ishte dhe arsyeja pse u caktua kjo masë për Morinën.

Kujtojmë që disa ditë më parë, këngëtarja postoi në Instagram një video me të bijën duke treguar në këtë mënyrë se pavarësisht gjithçkaje jeta për të do të vazhdojë si normalisht.

Shtuar më 26/09/2020, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori