Në aksidentin e trenit në Malin e Zi, deri tash janë 44 të vdekur
Albeu.com
Ka arritur në 44 numri i të vdekurve pas aksidentit të mbrëmshëm kur një tren plot me udhëtarë u rrëzua në humnerë në veri të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricë.Autoritetet gjithashtu bëjnë të ditur se shumica e të vdekurve janë fëmijë, ndërkaq 126 janë lënduar 70 prej të cilëve në gjendje të rëndë.


Menjëherë pas aksidentit, Qeveria malazeze mbajti një mbledhje urgjente dhe shpalli tri ditë zie zyrtare. Të gjitha strukturat udhëheqëse të hekurudhave të Malit të Zi duke përfshirë këtu edhe ministrin e komunikacionit, Miodrag Llompar dhanë dorëheqje pas aksidentit.
Shtuar më 24/01/2006, ora 13:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori