Në 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të Bashkimit Europian
Pëlqej
Ministri i jashtëm Ditmir Bushati pranoi sot se gjatë 5 viteve të ardhshme nuk do të ketë zgjerim të Bashkimit Europian. Duke raportuar në Komisionin e Jashtëm për samitin e NATO-s në Wales dhe konferencën e Berlinit, Bushati i cilësoi këto dy ngjarje si shumë të rëndësishme.

”Samiti i Berlinit u zhvillua në një moment të rëndësishëm. Është një sinjal inkurajes për investimet gjermane në Shqipëri. Në konferncën e Berlinit u fol për projekte konkrete”, dekalroi Bushati.

Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme po zhvillon sot një seancë dëgjimore me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati lidhur me punimet e Konferencës për Ballkanin Perëndimor, organizuar në Berlin më 28 gusht. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori