Në 4 vitet e ardhshme Basha premton të ndërtojë 40 çerdhe të reja
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e një prej çerdheve të njësisë numër 7 në Tiranë, ka premtuar ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve të tjera për të mbuluar fluksin e fëmijëve që është shumë më i lartë se kapacitet që ato kanë.

Në 4 viteve e ardhshme kryebashkiaku Lulzim Basha tha se pritet të ndërtohen edhe 40 çerdhe të reja.


Në prag të dimrit, Basha tha se janë marrë të gjitha masat për ti pajisur me sistemin e ngrohjes çerdhet kopshtet dhe shkollat dhe se asnjë nga vogëlushët apo nxënësit nuk do të ndjejnë të ftohtin në klasë. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2012, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori