"Në 23 shtator shkatërrohet toka dhe vdesim të gjithë", nga buron konspiracioni që po terrorizon botën
Pëlqej
Mjaft konspiracionistë kanë dhënë alarmin se bota do të marrë fund më datë 23 shtator 2017 duke pretenduar se planit Nibiru do të përplaset me tokën duke shuar kështu njerëzimin.

Edhe pse duken teori krejtësisht konspirative të bazuara mbi numeracione, ata janë kujdesur që të përdorin edhe pjesë nga Bibla për t'a bërë edhe më të besueshme teorinë e tyre, shkruan Albeu.com.

I gjithë teoria nis nga eklipsi i plotë i diellit që pritet të ndodhë më datë 21 gusht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për një proces normal, të paralajmëruar edhe nga NASA.

Por, sipas konspiracionistëve kjo është pika që vërteton faktin se plot 33 ditë më vonë, planeti Nibiru ose planeti X siç duan ta quajnë disa do të përplaset me tonë, ashtu siç është parashikuar edhe në Bibël sipas tyre, shkruan Albeu.com..

"Ja, dita e Zotit po vjen, një ditë mizore, me zemërim dhe me zemërim të zjarrtë, për të bërë vendin të shkretë dhe për të shkatërruar mëkatarët brenda tij.

"Yjet e qiellit nuk do të tregojnë dritën e tyre. Dielli do të errësohet dhe Hëna nuk do të japë dritën e saj", është pjesa nga Bibla, të cilës ata i referohen se flet pikërisht për datën 23 shtator.

Wshtë pjesës që flet për apokalipsin, por konspiracionistët e kanë nxjerrë nga konteksti duke përhapur panik.

Wshtë bërë e udhës që për çdo eklips të jepet alarmi nga persona që pretendojnë se dinë të lexojnë testamentet e vjetra, kjo për efekte krejtësisht marketingu.

Shkencëtar të NASA-s kanë thënë se nëse diçka e tillë do të ishte e vërtetë, planeti X do të kishte filluar të dukej me sy të lirë tani, gjë e cila nuk ka ndodhur kështu që bota duhet të rrijë e qetë, pasi fundi nuk ka ardhur ende. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2017, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori