Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina
Topalli ka folur për marrëveshjen e vitit 2017, mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha para zgjedhjeve që administrata zgjedhore mos të denonconte asnjë parregullsi në këtë proces.
Topalli, e cila do të vijë në këto
zgjedhje me një parti të re, "Lëvizja për ndryshim", tha se pas një viti opozita u kujtua dhe nisi akuzat se i ishin vjedhur
votat.
Sipas saj, Rama dhe Basha ranë dakord me njëri-tjetrin, që mos të denoncohej asnjë parregullsi në
zgjedhje.
Në 2017
votat janë vjedhur, s’ka dyshim. Po ato 3 forca politike ishin në qeveri (PD, PS, LSI). Në KQZ kanë shkuar 3 përfaqësues të këtyre partive, që mos të kishin asnjë kundërshti me njëri-tjetrin.
Të dy kryetarët e partive, kanë urdhëruar që të binin dakord me njëri-tjetrin, që mos të denoncohej asnjë parregullsi në
zgjedhje. Kjo ishte me marrëveshjen e 2017.
Pas zgjedhjeve në fakt rezultati u votua në KQZ me urdhër të kryetarit. Nuk është lejuar asnjë ankese për
zgjedhje, apo manipulimin.
S’ka qëndruar në procesverbal asnjë vërejtje. Pasi kanë ndodhur të gjitha këto, opozita është kujtuar se i kanë vjedhur zgjedhjet dhe nisën betejën se “Me Edi Ramën s’ka
zgjedhje”. Opozita jo vetëm që e pranoi që të hynte në
zgjedhje me Edi Ramën, por pranoi që si kryetar i komisionit të ishte një person i akuzua për manipulim me
votat, Gjiknuri.
Kjo se bën të besueshme, serioze situatën. Unë s’dua ta shoh demokratët të zhgënjyer dhe të pashpresë.
Votat e PD u përgjysmuan. Mua më dhemb që të shoh spektrin politik pa një të djathtë. Të shoh që ka humbur betejat e saj”, tha
Topalli në ‘Real Story’.
Shtuar më 02/11/2020,
ora 23:23