Në 17 prill seanca e radhës për dhunën në Kuvend
Për shkak të mungesës së anëtarit të trupës gjyqësore, është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Gent Strazimirit. Seanca e radhës gjyqësore në lidhje me dhunën në Kuvend ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri është shtyrë për në datën 17 prill.

Shkak për këtë vendim është bërë mungesa e anëtarit të trupës gjyqësore, Artan Zeneli. Dy deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, janë nën akuzë se goditën për shkak të detyrës deputetin e opozitës Gent Strazimiri. /albeu.com/

Shtuar më 10/04/2015, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori