Në 100 martesa 16 përfundojnë në divorc
Pëlqej
Vijon të rritet numri i divorceve në vendin tonë. Sipas të dhënave të fundit të Open Data Albania gjatë vitit 2013">2013 rezulton se 16 në 100 martesa kanë përfunduar në ndarje.

Në pesë vitet e fundit (2009-2013">2013), sipas këtij grupi hulumtues, numri i martesave ka ardhur duke u ulur për të shënuar në vitin e fundit një ngritje me vetëm 4% krahasuar me vitin pararendës.

Raporti i plotë i Open Data Albania

• Qarku me numrin më të lartë të martesave është ai i Tiranës në të cilin në vitin 2013">2013 janë kurorëzuar në martesë 5 231 çifte. Ky qark përbën 22% të totalit të martesave të këtij viti. Qarqe të tjera që kanë pasur numër të madh martesash janë dhe Elbasani, Fieri e Durrësi me mbi dymijë martesa të regjistruara pranë Gjendjes Civile.

• Në raport të zhdrejtë me martesat numri i divorceve ka pësuar rritje në këto 23 vite. Nga dymijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë divorce të shënuara në vitin 1990, në tremijë e shtatëqind e dyzetë e shtatë në vitin 2013">2013.

• Dy indikatorë që tregojnë ndryshimin e sjelljes sociale në vendin tonë janë dhe koeficienti bruto i martesës si dhe koeficienti i divorcit. Koeficienti bruto i martesës është numri i martesave për 1.000 banorë, në një vit të dhënë, ndërsa koeficienti i divorcit është numri i divorceve për 100 martesa në një vit të dhënë.

• Në vitin 1990, për njëmijë banorë realizoheshin 8.9 martesa, ndërsa në vitin 2013">2013 ky indikator ishte 8.2. Ky koeficient përmban një marzh të lartë gabimi për shkak të metodologjisë përllogaritëse nga Instituti i Statistikave. Ndërsa numri i martesave merret nga Regjistri Kombëtar ku shënohen edhe martesa të shtetasve shqiptar jo resident në vend, popullsia llogaritet sipas Censusit të fundit, ku nuk shënohen emigrantët rezident në vende të huaja por ende me shtetësi shqiptare.

• Nga ana tjetër, koeficienti prej 15.7 divorce për njëqind martesa në vitin 2013">2013 dëshmon për një etapë të re të modelit social të shoqërisë shqiptare. Në këtë vit për çdo njëqind martesa që realizohen gjashtëmbëdhjetë përfundojnë në divorce.
Shtuar më 14/08/2014, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori