Ndryshon strategjia e mbjelljes së kanabisit: Parcela të vogla në male ku nuk hyn policia
Kruja është një nga zonat më problematike për kultivimin e lëndëve narkotike ndërkohë që hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se grupet kriminale kanë ndryshuar strategji në këtë aktivitet. Një raport i prokurorisë zbulon se ka më shumë raste të konstatuara, por më pak bimë të bllokuara. Sipas organit të akuzës, kultivuesit po përdorin parcela te vogla, me numër te kufizuar bimësh në vende të fshehta kryesisht larg qendrave të banuara në mal ose në pyje, gjë që kërkon një mobilizim më të madh për parandalimin në kohë të përhapjes së kësaj vepre.

Media të huaja prestigjioze si Zëri i Amerikës apo Rai 3 kanë ngritur shqetësimin javët e fundit për një rigjallërim të fenomenit kanabisit në vend, ndërkohë që prokuroria ka konstatuar se kultivuesit kanë ndryshuar strategjinë e veprimit.

Në ndryshim nga viti 2016 kur kultivimi i parcelave me drogë ishte masiv dhe më i dukshëm, duket se ky aktivitet kriminal është kamufluar si në sipërfaqet e mbjella ashtu edhe në zonat e veprimit.

Policia nuk ka dhënë statistika zyrtare për rastet e kultivimit në 7 muajt e parë të këtij viti, por një raport i prokurorisë për kriminalitetin gjatë vitit 2018">2018 konstaton se Kruja ka qenë qyteti më problematik në kultivimin e lëndëve narkotike.

Në raport ilustrohet edhe grafikisht se numrin më të madh procedimeve të regjistruara për këtë vepër penale e ka regjistruar prokuroria e shkallës së parë Krujë me 30 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi.

Ndërsa më pas renditen prokuroria e Shkodrës me 18 %, Gjirokastra me 13 për qind, Vlora me 8 % dhe Fieri me 7 për qind.

Raporti i prokurorisë së Krujës si qyteti me numrin më të madh të procedimeve për kultivim droge në vitin 2018">2018 ka zbardhur edhe strategjinë që po përdorin kultivuesit e kanabisit.

Ajo që konstatohet këtë vit për veprën penale të kultivimit të narkotikëve është fakti se megjithëse numri i rasteve ka qenë më i madh se në vitin 2017, por sasia e përgjithshme e bimëve të kultivuara ka qenë shumë më e vogël, çka tregon se strategjia e kultivuesve ka ndryshuar. Ata po përdorin parcela te vogla, me numër të vogël bimësh në vende të fshehta kryesisht larg qendrave të banuara në mal ose në pyje, gjë që kërkon një mobilizim më të madh nga organet ligjzbatuese për kontrollin e territorit dhe parandalimin në kohe të përhapjes së kësaj vepre penale, thuhet në raportin e prokurorisë së Krujës për vitin 2018">2018.

Ky dokument konfirmon edhe njëherë bumin e industrisë së kanabisit në vitin 2016 me 1606 procedime të regjistruara. Kjo vepër penale ka ardhur me tendencë rënëse pasi prokuroria ka regjistruar 375 raste në vitin 2017 dhe 292 raste në vitin 2018">2018.

Kultivimi i kanabisit2018">2018

Krujë, 30 %

Shkodër, 18 %

Gjirokastër, 13 %

Vlorë, 8 %

Fier, 7%
Shtuar më 11/08/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori