Ndryshon raporti, 54% e popullsisë jeton në zonat urbane
Ndryshon raporti i popullsisë qytet-fshat. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave lëvizjet e vrullshme të popullsisë në dekadën e fundit e kanë çuar në 54 për qind nivelin e popullsisë që jeton në qytet dhe 46 për qind atë që banon në fshat.

Sipas Censusit vitet e fundit niveli i popullsisë në zonat urbane është rritur me 16 për qind. Tirana, Durrësi dhe Lezha janë zonat me rritjen më të shpejtë të popullsisë.

“Për herë të parë popullsia banuesejetonzonat urbane e ka tejkaluar popullsinë banuesezonat rurale, ku kemi 54% të popullsisë që jetonzonat urbane. Gjatë këtij 10 vjecari qarqet e Tiranës, Fier dhe Elbasan janë qarqet ku përqendrohet më së shumti popullsia banuese dhe ato të Kukësit e Gjirokastrës janë qarqet që kanë edhe populsinë më të vogël në vend. Prefektura e Tiranës shënon 27% të popullsisë banuese krahasuar me 20% që kishte në vitin 2001. Zvogëlimi i popullsisë në nivel vendi është 8%”, tha përfaqësuesja e INSTAT.


Nga të dhënat e Censusit 2011 ka rezultuar se mosha mesatare e popullsisë shqiptare është 35 vjec. Kukësi është prefektura me moshën më të re, 30 vjec, ndërsa Gjirokastra është qarku me moshën më të madhe, 40 vjec. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2013, ora 17:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori