Ndryshon provimi i patentës, pyetjet që u hoqën
Të gjithë ata që kanë për të bërë provimin e patentës, do të përballen me një test tjetër duke filluar nga e hëna e parë e këtij muaji.

Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se Testi Teorik (B) eshte rishikuar në 45% të volumit.

“Eliminuam 1199">1199 fjali ngatërrestare dhe korrigjuam 1848 fjali me gabime”- thuhet ne njoftim, ku shtohet se Testi Teorik i ri eshte “Më i kuptueshëm, më korrekt dhe me praktik”. Sipas DPSHTRR ne te ka reduktime te shumta.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Nga e hëna e parë e Qershorit 2019 DPSHTRR operon me Testin Teorik (B) të rishikuar në 45% të volumit:
❌ Eliminuam 1199">1199 fjali ngatërrestare!
✅ Korrigjuam 1848 fjali me gabime!
Testi Teorik i ri:
✔ Më i kuptueshëm
✔ Më korrekt
✔ Më praktik
Nga 4864 fjali do jenë 3665, -25%!

Shembull, ❌ hequr 1199">1199 quiz-e si këto:

Shenjat e fillimit të gjendjes së shokut janë zbehtësi, djersë të ftohta, gjendje e tensionuar, rrahje të zemrës të dobëta por të shpeshta….shfaqja e njollave mbi lëkurë…. mund të shkaktohet nga një dhembje e fortë….

Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të jetë e tillë që plotëson vetëm kushtet fizike për drejtim mjeti….duhet ngadalësuar kur përdorim një mjet tjetër që nuk është i yni….

Abuzimi me qumështin shkakton shpërqendrim dhe moskuptim të rrezikut…

🥴🤦🏻‍♂️😴

Nxisim gjithë aplikantët, kursantët, të mësojnë, të stërviten sa më shumë me Testin Simulim online, të besojnë te Testi i ri që është i kalueshëm me impenjim normal, të mos bien pre e asnjë miti a frike! Ndiq Autoshkollën, mëso, kaloje vetë! #GjithëVëmendjaTeJu #MësoKalo
Shtuar më 01/06/2019, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori