Ndryshon ngjarja: Biznesmeni në Shkodër është vrarë gabimisht

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e biznesmenit të njohur në Shkodër.

Ekzekutimi ndodhi mesditën e djeshme ku Arjan Ferracaku është qëlluar 7 herë nga 15 plumba që janë qëlluar drejt tij.

Por ditën e sotme bëhet me dije se babai i dy fëmijëve është vrarë gabimisht.

Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se biznesmeni është vrarë gabimisht teksa ishte duke kalëruar, pasi nuk ka qenë ai objektivi.

Ai ka qënë i shoqëruar me 5-6 persona të tjerë të cilët po stërviteshin për hipizëm ndërsa objektivi i sulmit sipas policisë nuk ishte Ferracaku.

Mësohet se autori i vrasjes ishte fshehur në shkurre dhe ka qëlluar nga 70-80 metra me kallashnikov. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2018, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori