Ndryshon ligji, ja sa këshilltarë do të kenë bashkitë e reja
Ndryshimi i hartës territoriale të vendit ka detyruar qeverinë që të rishikojë edhe përfaqësimin e banorëve të bashkive si njësi bazë të qeverisjes vendose në këshillat e bashkive.

Me ndryshimet e miratuara në ligjin për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” qeveria ka ulur numrin e këshilltarëve për bashkitë e mesme dhe të vogla dhe e ka rritur atë për bashkitë e mëdha me më shumë se 200 mijë banorë.

Sipas ligjit të ri, i cili sapo është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe pritet të hyjë në fuqi pas disa ditësh, bashkitë me një numër popullsie deri në 20 mijë banorë do të kenë 15 këshilltarë, kurse bashkitë me 50 mijë banorë parashikohet të kenë 21 anëtarë të këshillit bashkiak.

Ligji parashikon 31 anëtarë të këshillit bashkiak në rastet kur kemi të bëjmë me një popullsi prej 100 mijë banorësh dhe 41 anëtarë për 200 mijë banorë.

Ndryshimi më i madhë është bërë për bashkitë me numër popullsie mbi 400 mijë banorë, të cilat do të kenë 61 anëtarë të këshillit bashkiak. Kaq anëtarë pritet të ketë Këshilli i Bashkisë së Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2015, ora 21:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori