Ndryshohet edhe faqja e Kryeministrisë (FOTO LAJM)

Faqja e re, e publikuar pas betimit në Presidencë.
Pak përpara se Edi Rama të dilte nga presidenca, ku kishte bërë betimin si kryeministër i ri i vendit, në internet është shfaqur edhe faqja e re në internet e kryeministrisë, transmeton Portali Albeu.com.

E quajtur "Kryeministria.al", kjo faqe vjen me një paraqitje vizuale krejt të re, me stemën e Republikës së Shqipërisë me shqiponjën dykrenare në ngjyrë gri mbi një shirit gri të thellë.

Nën shiritin gri renditen gjashtë kategoritë që përbëjnë faqen dhe në kopertinën ballore, ku duken fotot aktuale të Kryeministrit Rama.

Më poshtë prezantohen anëtarët e kabinetit me fotot e tyre, prej nga duke klikuar mbi to shfaqen CV-të pëkatëse duke filluar nga Kryeministri, zv. kryeministri dhe ministrat.
Në fund të faqes paraqitet në një shirit asimetrik, Programi i Qeverisë, fotografitë e videot si dhe njoftimet për shtyp.

Më sipër mundtë shihni faqen e re dhe atë që është përdoruar nga Qeveria Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2013, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori