Tani në Shqipëri gay-t dhe lezbiket mbrohen me Kushtetutë
Në kuadër të përafrimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Europian, nisur edhe nga fakti se jemi në proces integrimi, Shqipëria ka zgjeruar sferën e llojeve të diskriminimit që ndalohen me Kushtetutë raporton Albeu.com.

Deri më tani, Kushtetuta ndalonte diskriminimin që rridhte nga shkaqë që kanë të bëjnë me racën; fenë; etninë; gjuhën; bindjet politike, fetare apo filozofike; gjendjen ekonomike; nivelin arsimor dhe social apo përkatësinë prindërore.

Me ndryshimet e reja, bie në sy futja e një serë ndalesash që kanë të bëjnë me diskrinimin për shkak të gjinisë, aftësisë së kufizuar edhe orientimit seksual. Në këtë mënyrë, Shqipëria mbron me Kushtetutë një serë grupesh shoqësore si gejt, lezbiket, biseksualët apo transgjinorët.

NDRYSHIMET NË KUSHTETUTË

Si ishte

Neni 18, pika 2
Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.

Si u bë

Neni 18, pika 2
Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina sociale, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore, prindërore ose të tjera. /Albeu.com/
Shtuar më 12/01/2016, ora 20:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori