Ndryshimi i KQZ, Shqipëria nuk "pyet" për SHBA-në e BE-në
Kuvendi i Shqipërisë
Shqipëria ndryshoi KQZ-në para zgjedhjeve, pavarësisht shqetësimeve të SHBA e BE. Kështu shkruan gazeta amerikane “Washington Post” duke iu referuar vendimit të Kuvendit për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së.


"Ligjvënësit në Shqipëri kanë votuar për të zëvendësuar një anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përpara zgjedhjeve të përgjithshme më 23 qershor, duke nxitur kritika të ashpra nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara. Parlamenti votoi në orët e vona të mbrëmjes së të hënës 74-0 për të zëvendësuar një anëtar të trupës me shtatë anëtarë. Zyrtari i KQZ ishte mbështetur nga një parti e vogël, që së fundmi la koalicionin qeverisës për t’u bashkuar me opozitën. Shqipëria post- komunist ka dështuar në të shkuarën për të plotësuar standardet ndërkombëtare për zgjedhjet dhe ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, tha se ndryshimi i komisionit e vendos Shqipërinë në një kurs përplasje me komunitetin ndërkombëtar" shkruan “Washington Post

Sipas gazetës edhe Bashkimi Europian shprehu shqetësim përpara një vizite të planifikuar në Tiranë nga shefja e politikave të jashtme në BE, Catherine Ashton. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2013, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori