Ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë gjithëpërfshirje
Në 15-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese kryeministri Edi Rama kërkoi reflektim për të ardhmen e Kushtetutës duke nënvizuar se ndryshimet në të kërkojnë gjithëpërfshirje.

“Sot ne jemi në kushtet kur vendi përpiqet përditë për tu integruar në BE dhe pas 15 vjetësh kur integrimi imponon tërësi standarde e sjellë që shpesh bien ndesh me ato që ne i kemi pjesë të vazhdimësisë sonë, pyetja që a duhet apo jo rishikuar Kushtetua është insistuese. Por eksperienca na ka mësuar si ti qasemi kësaj pyetje dhe përgjigjen të mos e gjejmë te vullneti i forcave politike por te gjithëpërfshirja e aktorëve dhe faktorëve shoqërore dhe vetë sistemi që garanton integritetin e Kushtetues. Stabiliteti i saj është parakusht për rendin kushtetues të vendit dhe në çdo rast, çdo ndërhyrje në të, imponon domosdoshmërisht që në funksion të stabilitetit dhe forcimit të rendit kushtetues, gjithëpërfshirja të jetë koncepti bazë e më fillestar i kësaj. Nuk mundet që procesi të jetë partiak e aq më pak i njëanshëm” tha Rama.

Ndërsa kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja është shprehur se ndryshimet në kushtetutë janë të nevojshme për funksionimin e shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2013, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori