Ndryshimet në Kodin Zgjedhor drejt miratimit, sa deputetë kanë votuar ''pro'' deri tani
Ndryshimet në Kodin
Zgjedhor ku përfshihet heqja e koalicioneve, ulja e pragut në 1 për qind dhe e drejta e kryetarit të partisë të garojë deri në 4 zona zgjedhore po marrin
miratimin nga deputetët në Parlamentin e Shqipërisë.
Mësohet se deri tani kanë
votuar pro mbi 90 deputetë, ndërsa për
miratimin e ndryshimit të këtij Kodi nevojiteshin 84 vota.
Ndërkohë në Kuvend vijojnë përplasjet dhe tensionet.
Deputetja Rudina Hajdari ka bllokuar foltoren teksa bën thirrje që kjo seancë të mbyllet pasi është për turp.
Në anën tjetër, kryeministri Rama është i vendosur për
miratimin e ri të Kodit
Zgjedhor.
Shtuar më 05/10/2020,
ora 13:35