Ndryshimet në qeveri, lëviz Tahiri
Dreka Rama-Meta duket se ka qënë mjaft vendimtare për disa Ministri, për të cilat është rënë dakord të ndryshojnë.

Sipas burimeve të dritare.net, Rama dhe Meta kanë rënë dakord që Luan Rama të zëvendësojë Saimir Tahirin, i cili kalon te Drejtësia, ministria më vendimtare për Ramën, pas kalimit të Reformës në Drejtësi.

Sokol Dervishi, një prej njerëzve më të afërt të Metës, zëvendëson Mimi Kodhelin. Ndërsa Energjetikën e merr PDIU.

Ende nuk është mbyllur kalimi i Petrit Vasilit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori