Kreu i Partisë Socialiste, Edi
Rama në një deklaratë për mediat u shpreh sot se është pro
heqjes së
imunitetit ndërsa ka kërkuar nga mazhoranca që të ulen për të diskutuar
ndryshimet Kushtetuese me qëllim që vendit ti jepet një shans për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin tetor.
"Diskutimi për
ndryshimet Kushtetuese duhet të bëhen ditën për diell. Të gjitha
ndryshimet Kushtetuese që ne kemi propozuar dhe kështu i hapet rruga
heqjes së
imunitetit brenda muajit shtator. Jemi pro kufizimit të
imunitetit, jemi gati ta votojmë sapo të mbyllet diskutimi për
ndryshimet Kushtetuese që ne kemi bërë", u shpreh
Rama.
Ndërsa sa i përket deklaratave të kryeministrit në lidhje me referendumin për heqjen e
imunitetit ai u shpreh se kjo është është tallje e qeverisë për të mbuluar dështimitn.
"Sa më shumë e dëgjoj Saliun të flasë për imunitetin aq më shumë mendoj se duhet të jesh budalla për ta besuar. Kjo është është tallje e qeverisë për të mbuluar dështimin. Referendumi është një lojë pa top, për të hutuar publikun sikur me demek kryeministrit dhe mininistrave po i digjet shpirti për të luftuar korrupsionin. Nuk ka cfarë të duhet një Refernduim. Ne duam debatin për
ndryshimet Kushtetuese dhe votimin për imunitetin brenda shtatorit, pasi duam ti japim statusit dhe një mundësi të fundit vendit në muajin në tetor",- deklaroi
Rama. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2012,
ora 13:18