Ndryshimet klimatike, rishikohet strategjia kombëtare
Ministria e Mjedisit ka nisur rishikimin e strategjisë kombëtare për të përballuar ndryshimet klimatike. Për kreu e kësaj ministrie, në këtë draft dokument është konsideruar me rëndësi të vecantë nevoja për të ndërtuar kapacitetete dhe për të krijuar bazat për t’u përgjigjur në mënyre proaktive nevojes për adaptim ndaj ndryshimeve të klimës



“Në këtë draft dokument është konsideruar me rëndësi të vecantë nevoja për të ndërtuar kapacitetete dhe për të krijuar bazat për t’u përgjigjur në mënyre proaktive nevojes për adaptim ndaj ndryshimeve të klimës, e në mënyrë të veçantë në proçesin e planifikimit, nxitja e bashkëpunimit ndërsektorial veçanerisht në fushën e transportit dhe energjisë dhe zbatimi i masave adaptuese ndaj ndryshimeve klimatike në mënyrë të veçantë në zonën e ulët bregdetare për zbutjen e impakteve të klimës qe kanë të bëjnë me humbjen e sipërfaqes tokësore e dëmtim të habitateve, varfërim të biodiversitetit dhe presion në uljen e cilësisë e nivelit të jetës në zonat e banuara” theksoi Mediu. /albeu.com/



Shtuar më 05/04/2013, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori