Ndryshime ne qeverine Thaci
Albeu.com
Kryeministri Thaçi ka deklaruar se së shpejti do të bëhet riformatizimi i paralajmëruar i kabinetit qeveritar. Ai nuk ka pranuar të japë detaje më të hollësishme, por......burime të portalit Zhurnal nga Qeveria tregojnë disa nga emrat që përfliten më së shumti për ndryshime. Sipas këtyre burimeve, pritet që ministri i parë që do të ndërrohet do të jetë ministrja e Drejtësisë, të cilën pritet ta zëvendësojë një zyrtar i LDK-së. Ministri i dytë që pritet të ndërrohet është ai i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, i cili në fakt do të mbetet edhe më tutje ministër, por në resorin e Integrimeve, që ende nu është themeluar por pritet të krijohet së shpejti. Në riformatizim pritet të përfshihet edhe ministri i Shëndetësisë Alush Gashi.
Riformatizimi është paralajmëruar muaj më parë, por kjo nuk ka ndodhur ende.
Shtuar më 14/03/2010, ora 18:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori