Ndryshime në policinë e Tiranës, lëvizje të shefave të komisariateve
Pas ndryshimeve në poste drejtuese në rang vendi në Policinë e Shtetit, lëvizje të tjera kanë ndodhur gjatë ditës së sotme Tiranë.

Të paktën 12 emra zëvendësdrejtorësh dhe shefash komisariatesh kanë lëvizur në detyra të tjera, në qarqe ose edhe në Policinë e Tiranës.

- Kështu është shkarkuar zv drejtori Skënder Hita, i cili është emëruar në të njëjtën detyrë në Lezhë. Në vend të tij në Tiranë emërohet Arsen Sinomati, i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit 2.

- Shkarkohet shefi i Komisariatit 1 Elton Alushi. Emërohet shef sektori në krimet e lehta në Policinë e Tiranës.

- Shkarkohet shefi i komisariatit nr. 4 Alket Shatro. Emërohet specialist në sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme.

- Në komisariatin nr. 4 emërohet Agim Hoxha ish-shefi i komisariatit Shijak. Në Shijak emërohet Aliosha Broka. Shkarkohet shefi i sektorit “Shqiponja” Vladimir Laska. Në vend të tij emërohet Olti Bistri.

- Shkarkohet shefi i komisariatit 6 Neritan Boci. Në vend të tij emërohet Arben Aliko. Shkarkohet shefi i komisariatit rrugor Ervin Hasrama. Në vend të tij emërohet Erjon Ahmeti.
Shkarkime ka pasur edhe në komisariate e Drejtori në qarqe.

Shtuar më 08/05/2017, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori