Ndryshime në Policinë e Shkodrës, kush ikën
Në policinë e Velipojës priten ndryshime të mëdha.

Mësohet se shefi i këtij stacioni Behar Hyka pritet që të lëvizet nga ky pozicion për t’u transferuar në një qytet tjetër dhe në vend të tij të komandohet një tjetër shef policie i Velipojës.

Dyshohet se ndryshimi vjen pas deklaratave të Behar Hykës në mbledhje e komitetit të turizmit që u zhvillua në Velipojë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Behar Hyka ka 10 muaj që drejton stacionin policor të Velipojës. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2018, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori