Ndryshime në kupolën e policisë
Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, Ardian Çipa, është emëruar zëvendës drejtor i Përgjithshëm në Policinë e Krimeve të Rënda. Vendin e tij e ka zënë Ervin Hodaj, i cili është emëruar drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë.

Neritan Nallbati është emëruar drejtor i Policisë Fier, ndërsa Rebani Jaupaj është vënë në krye të antikrimit ekonomik në Policinë e Shtetit. Alfred Çepe është emëruar sot drejtor në Policinë e Elbasanit, ndërsa Behar Çaka është vënë në krye të komisariatit të Vlorës. /albeu.com/

Shtuar më 27/04/2015, ora 12:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori