Ndryshim 180 gradë: PS nuk dorëzon Tahirin, deputetet debatojnë me prokurorët në komision
Pëlqej
Ka marrë rrjedhë krejtësisht tjetër diskutimi në Komisionin e Mandateve në Kuvend ku duket se PS ka vendosur që t'i qendrojë pranë Tahirit pavarësisht deklaratave të forta të Ramës, Taulant Ballës dhe Gramoz Ruçit se nuk do të pengonin bërjen e drejtësisë.

Në këto momente në komision, deputetët e majtë dhe kryesisht Ulvi Manja është duke tentuar të rrëzojë akuzën e prokurorisë duke përsëritur vazhdimisht se hetimi dhe procedimi penal ndaj Tahirit ka filluar me "publikime mediash dhe portalesh", siç tha ai.

Ky ndryshim i qasjes së socialistëve ndaj Tahirit u vërejt me deklaratën e mëngjesit të ministrit të Brendëshëm Fatmir Xhafaj kur theksoi se nuk ka bazë ligjore për arrestimin e deputetit.

Të njëjtën qasje kishte edhe ish-ministri Bledi Çuçi duke përsëritur se procedimi penal ndaj kolegut nisi pas publikimeve në media. /albeu.com/

Shtuar më 20/10/2017, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori