Ndërkombëtarët apo Kryeprokurori
Përplasja midis kryeprokurorit dhe ambasadorit amerikan shënjoi një fenomen të papëlqyeshëm pas 27 vjetësh demokraci të trajtimit të ndërkombëtarëve dhe kontributit të tyre në demokracinë e vendit për vendosjen njëherë e përgjithmonë të shtetit të së drejtës. Ky konflikt vjen edhe në kohën e një krize të fortë në SHBA me zgjedhjen e Trump si president dhe me një logjikë të hamendësuar mbi pozita të lëkundura të ambasadorit LU në Shqipëri nga ndryshimet e ambasadoren që ndërmori Trump. Kjo përplasje vjen edhe nga presioni çdo minutë në rritje si rrjedhojë e Vettingut dhe në tërësi Reformës në Drejtësi, e cila dashur pa dashur direkt dhe indirekt po nxjerr në pah paaftësinë por edhe pafuqinë profesionale të titullarëve të institucioneve të drejtësise për të ndërmarrë veprime që prekin krerë institucionesh të larta apo politikanë të lartë. Kryeprokurori doli publikisht hapur dhe e konsideroi presion kërkesat e diplomatëve të huaj për të kryer as më pak as më shumë detyrën e tij ligjore për të arrestuar zyrtarë të lartë që kanë abuzuar me detyrën dhe janë përfolur me prova dhe fakte lart e poshtë në media apo qarqe diplomatike si të inkriminuar kokë e këmbë. A është presion ti tregosh dhe kërkosh të bëje detyrën kryeprokurorit. Nuk besoj dhe as mendoj që një diplomat i një vendi të huaj në një vend të huaj pavarësisht dhe sado influencë të kishte nuk do të mund të arrinte deri tek presioni. Nuk besoj edhe as mendojkryeprokurori është i përfshirë vetë në ndonjë aferë por mendoj se tani më ka ardhur koha që nuk mundet më të menaxhohen klanet dhe grupet e influencës pasi trysnia, ethet dhe efektet e reformës pritet të jenë aq të të gjithanshme edhe me bekimin e ndërkombëtarëve, sa kryeprokurori nuk ka për ta ftilluar dot situatën për tu pozicionuar tek grupimi me influencën më të fortë në hendekun dhe konfuzionin e hapur. Nuk besoj që kryeprokurori mund të jetë përfshirë në skandale hetimi por mendoj se momenti është i duhuri për mos shfaqur hezitim apo mungesë guximi dhe kurajoje për ti dalë kundër kumbarëve politikë qe i besuan atë pozicion qe me pas ti mbronte interesa te caktuara. Nuk besoja që kryprokurori të kunderpergjigjej publikisht për presion nga ana e diplomateve në momentin kur u sulmua direkt dhe publikisht dhe të shfaqte një arsenal fjalësh tipike të sulmeve politike, ndaj amabasadorëve të kryesur nga ambasadori amerikan duke i cilësuar si “SOROSIAN˔. Çfarë ndikimi ka Sorosi në këtë mes apo veçse një preteks për shmangie nga thelbi dhe kanalizimi të debatit drejt vorbullës së debateve globale dhe shqiptare PRO dhe KUNDËR linjës TRUMP, si formë intimiduese apo kundërpërgjigje ndaj diplomatit amerikan, nisur nga shkarkimet e diplomatëve nëpër botë?!. A mos është kjo një tentative për devijim përgjegjësie kuturu dhe që në pak kohë të sfumohet duke u zhbërë?!. Mund të jetë edhe kështu por njëkohësisht nëse nuk është kështu profesionalisht deklarata e Prokurorisë, është një dështim total i PR-it të institucionit dhe këshilltarit për media i Kryeprokurorit. Përmes përmbajtjes së deklaratës punonjësi i marrdhënieve me mediat nuk ka kryer siç duhet detyrën e tij nëpërmjet termit “SOROSIAN”. Ky term ka dëmtuar fort pavarësinë dhe paanesinë e institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme por edhe etikën profesionale të punonjësve të zyrës së shtypit. Deklarata e pozicionoi këtë institucion në audiencë me palën KundërSorosiane. Unë mendojkryeprokurori e ka fituar betejen me veten duke i treguar dhëmbët të cilësuarës “ndërhyrje” nga ana e diplomatit amerikan por këtë gjë nuk duhet ta kishte bërë me ndërkombëtarët por me politikanët e korruptuar dhe që kanë abuzuar me votën e popullit për tu pasuruar. Prokurori këtë deklaratë besoj së e ka bërë nga mungesa e një këshilltari profesionist për mediat që kurrsesi nuk duhet t`ja kishte këshilluar një përmbajtje të tillë, në emër të një institucioni të rëndësishëm shqiptar. Prokurori kanë rënë pre e impersonalizmit dhe gjaknxehtësisë e mbeshtetur fatkeqësisht edhe nga një servilizëm jo profesional i ndihmësve të tij që mbajnë raportet me mediat apo e këshillojnë në daljet në të.

Kryeprokuri me të vërtet duhet të kishte reaguar fort por duke iu kundërpërgjigjur dhe provuar me fakte dhe argumente ambasadorit mbi kryerjen me rigorozitet, angazhim dhe devotshmëri të detyrës duke prerë menjëherë fletëarreste VIP. Kryprokurori do të duhet të kishte dashur të sulmonte me argumente deklaratën e diplomatit por nuk e bëri pas i mungojnë njerëzit që duhet ta këshillojnë siç duhet në stafin e tij. Kryprokurori nëse do të kishte një PR të zotin apo një staf të kualifikuar që i njeh siç duhet marrdhëniet publike, nuk do të ishte përpara kësaj situate të krijuar por do të kishte amortizuar peshën e konfliktit institucional. Ai do ta kishte, në këtë menyrë, më të lehtë të provonte dhe transmetonte punën e tij dhe institucionit që drejton, duke shfaqur hapur dhe pa ekuivok, gatishmërinë dhe përkrahjen e palëkundur për Reformën në Drejtësi.
Shtuar më 09/02/2017, ora 14:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori