Ndreu sulmon ashpër Dritan Hilën dhe Kapexhiun: U bëtë palë me ata që vranë në Gërdec
Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka lëshuar akuza të ashpra në “Facebook” për fjalimet e Dritan Hilës dhe Bujar Kapexhiut në çadrën e PD-së.

Ndreu thotë se këta dy figura u bënë palë me ata që vranë në Gërdec dhe më 21 Janar në bulevard.

POSTIMI

A eshte me mire ne cader apo jashte saj ? Stermundimi per te terheqe figura publike brenda saj eshte dhe deshtimi i sigurte. Ne ate cader jane vrasesit e 26 veteve ne Gerdec ku u shfrytezuan dhe u vdiqen edhe femije ! Jane vrasesit e bulevardit, te 4 jeteve te pafajshme ! Jane kryehajdutet e rruges se kombit, te plot 200 milion dollareve ! Jane shitesit e detit te greket, pra tradhetaret e kombit ! Jane dhe ca njrez te varfer qe kane aresye, natyrisht.. Etj..etj…Cilido qe shkon aty per tu argetuar me muziken e organizatoreve, ska bere gje tjeter vecse eshte bere pjese e ketyre njerezve qe kane kusure me jete njerezish te pafajshem ! Moral nga cadra ?! Per aresyet qe thashe me lart, vec aty qe nuk shitet e as nuk blihet moral se nuk ka !/Albeu.com/

Shtuar më 13/03/2017, ora 19:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori