Deputeti Pjerin
Ndreu i ka cilësuar
show mediatik, deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme e cila njoftoi sot nisjen e hetimeve për disa deputetë, mes të cilëve edhe deputetin socialist me akuzën për “goditje për shkak të detyrës”.
“S’është normale.
Prokuroria atë detyrë ka të ngrejë
akuza, ajo do argumentohet në gjykatë. Unë nuk marr përsipër të gjykoj prokurorinë, por të sjell prova të pakundërshtueshme se
akuza nuk ekziston dhe ka gabuar. Nuk janë prova që duhet të bëhen publike, pro provat e mia janë të pakundërshtueshmne dhe të mbështetura dhe ndaj krahut politik kundërshtar është një
show mediatik që se kuptoj se në çfarë ksuhtes e rrethanash është bërë. Dhe nuk shkon me personalkitetin tim.Është një hetim që është bosh brenda. Të jeni të garantuar se
akuza do rrëzohet. Nuk kam goditur asnjë njeri.
Prokuroria ka gabuar rëndë, le tia lëmë kohës e provave të kundërta që do sjell unë para gjykatës.
Prokuroria të bëjë të vetën unë timen,” tha
Ndreu në një prononcim për ora-news.
Me herët Prokuria njoftoi nisjen e hetimeve edhe për dy deputetë të tjerë dhe disa zyrtare të lartë. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014,
ora 14:00